Barcelonës i është ofruar mundësia për ta kthyer sulmuesin Neymar në “Camp Nou”. “El Chiringuito” ka zbuluar të enjten se Paris Saint-Germaini është i gatshëm ta lirojë brazilianin të transferohet te Barcelona për 50 milionë euro.
Tek ekipi francez po duan ta shesin Neymarin këtë verë dhe tashmë po presin ofertat për 30-vjeçarin. Neymar ishte larguar nga Barcelona te PSG-ja në vitin 2017 për 222 milionë euro, por nuk e ka udhëhequr ekipin francez drejt triumfit në Champions.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNeymar ka kontratë me Parisin deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Sezonin e fundit, Neymar shënoi 13 gola dhe asistoi tetë herë në 28 ndeshje në të gjitha garat.