Manchester Unitedi i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Lisandro Martinez, raportoi “De Telegraaf” të hënën.
Unitedi nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Argjentinës.
Është Arsenali që insiston në blerjen e tij, pasi vlerësohet se mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut.
Ajaxi ka refuzuar ofertën e parë të Arsenalit në vlerë prej 30 milionë euro. Martinez 24-vjeçar me klubin holandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.