Sport

Golden State Warriors fiton titullin në NBA

Golden State Warriors ka fituar titullin e kampionit në NBA, pasi ka mposhtur në serinë finale Boston Celticsin me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Warriors fituan ndeshjen e gjashtë finale ndaj Celticsit me rezultatin 103:90, në duelin e luajtur TD Garden.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 27:22 për Warriors, ndërsa pjesa e parë u mbyll me një epërsi prej 15 pikëve - 54:39.

Çereku i fundit dhe ai vendimtar ishte përsëri më i mirë për Warriors, të cilët arritën të triumfojnë në fund me shifrat 103:90. Me këtë fitore, Warriors arritën të shpallen kampion për sezonin 2021/22, ndërsa ky është titulli i shtatë në histori të klubit.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes padyshim se ishte Stephen Curry me 34 pikë, 7 kërcime dhe 7 asistime. Curry në fund u zgjodh edhe MVP i serisë finale.