Sport

Ylli aplikon për pjesëmarrje në Champions

 

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, është ftuar nga Liga e Kampionëve që mbahet në kuadër të FIBA-s, për të aplikuar për pjesëmarrje në rundin kualifikues të kësaj gare për sezonin 2022/23, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në njoftimin e FBK-së thuhet se Ylli tashmë e ka kompletuar dokumentacionin e kërkuar për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, të cilin nëpërmjet Federatës e ka dërguar në departamentin e garave të kësaj lige prestigjioze.