Sport

Bayerni rivalizon Chelsean për Kounden

Pas Chelseat edhe Bayern Muencheni është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Jules Kounde, ka raportuar të martën “Bild”.

Bëhet e ditur se Bayerni pritet së shpejti ta kontaktojë Sevillan për francezin Kounde, pasi është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri. Kounde ka kohë që ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll, i cili për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

Kounde ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar sezonin e fundit në La Liga, kurse me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2024. 23-vjeçari është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Bordeauxi.