Te kampioni i Suedisë, Malmo, nuk duan ta kenë përballë skuadrën e Ballkanit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Shorti për këtë raund do të tërhiqet të martën në selinë e UEFA-s në Nyon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani që nuk është bartës në short, është njëri prej pesë kundërshtarëve të mundshëm të Malmos që është bartës në short.
Krahas Ballkanit, kundërshtarë potencial për Malmon në këtë raund janë Linfieldi (Irlanda V.), KI (Ishujt Faroe), RFS (Letonia) dhe fituesi i raundit parakualifikues.
Trajneri i Malmos, serbi Millosh Milojeviq, ka folur për të gjithë kundërshtarët e mundshëm, por nuk e ka preferuar Ballkanin.
“Nuk do të jetë plani më i mirë nëse e kemi për kundërshtar dhe këtë mund ta garantojë. E di se si do të duket plani i Ballkanit. Do të jetë shumë vështirë dhe ata do të bëjnë të pamundurën për të na eliminuar”, ka thënë Milojeviq për “Expressen” të hënën.
Ballkani është kampion i Kosovës dhe për herë të parë do të paraqitet në garat evropiane.
Malmo vlerësohet prej skuadrave më të forta në raundin e parë kualifikues.
Ka përvojë shumë të gjatë evropiane.