Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

33 fitore me gola në minutat e fundit për Liverpoolin

Foto: Reuters

Liverpooli është skuadra me më së shumti fitore të siguruara falë golave në minutat 90 e më vonë në historinë e Premier Ligës.

Me fitoren ndaj Tottenhamit, 2 me 1, ku goli i fitores erdhi në minutën e 90-të falë autogolit të Toby Alderweireldit, Liverpooli ka çuar këtë statistikë në 33.

Pas Liverpoolit, sipas të dhënave të Optas, është Arsenali me tetë ndeshje më pak të fituara me golat në minutat e fundit.

Me dy golat e sotëm, Liverpooli e çoi në 400 shifrën e golave në 197 ndeshjet e trajnerit Jurgen Klopp. 36 futbollistë të Liverpoolit kanë marrë pjesë në këto 400 gola, ndërsa Toby Alderweireld ishte futbollisti i dhjetë që kontribuoi me autogol.