Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, tha se e ka ditur se tifozët e Greqisë do të provokojnë në takimin në Volos.
Sulmuesi i “Dardanëve” foli edhe për takimin duke thënë se kundërshtari nuk u lejoj hapësira.
“Kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fortë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Nuk na dhanë shumë rastin të kishim opsione në fushën e tyre. Vendi i parë tashmë është i pamundur dhe i vështirë por pse jo të mos marrim vendin e dytë”, ka theksuar Muriqi.
“Para se të vijmë e kemi ditur se nuk kanë dallim me të tjerët. E kemi ditur se do ta na provokojnë por kjo nuk ka të bëjë me sport kjo është politike dhe nuk duhet të përzihet. Dua të falënderoj të gjithë ‘Dardanët’ që kanë udhëtuar këtu pasi kanë pasur presion dhe përkundër kësaj kanë qenë me ne dhe i falënderoj në emër të gjithë lojtarëve”, ka shtuar Muriqi. Ai ka theksuar se do të luftojnë për vendin e dytë në grup.