Përfaqësuesja e Kosovës në orën 20:45 do të luajë në udhëtim te Greqia në ndeshjen e katërt të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Kosova aktualisht është e dyta në tabelën e Grupit 2 të Ligës C me gjashtë pikë, tri më pak se Greqia lidere.
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka vendosur të paraqitet me formacionin 4-2-3-1.
Në portë, Arijanet Muriq.
Në mbrojtje: Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Toni Domgjoni.
Donat Rrudhani dhe Valon Berisha në mesfushë para mbrojtjes.
Zymer Bytyqi, Florent Muslija dhe Milot Rashica do të jenë në fazën ofensive, prapa Vedat Muriqit.
