Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Leeds United e ka transferuar mbrojtësin anësor Rasmus Kristensen nga Red Bull Salzburgu.
Klubi anglez ka fituar betejën me Borussia Dortmundin dhe Brentfordin për Kristensenin.
Kristensen ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Leedsin. Për reprezentuesin e Danimarkës klubi anglez ka paguar 13 milionë euro dëmshpërblim.
Kristensen ka luajtur gjashtë ndeshje me Danimarkën. Ai te Salzburgu ishte që nga viti 2019 kur u transferua nga Ajaxi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.