Sport

Shabanhaxhaj huazohet te Mura

Dardan Shabanhaxhaj - Mura - Sturm Graz - futbollist

Dardan Shabanhaxhaj është huazuar për një sezon te klubi i rangut të parë të futbollit slloven, Mura.

Para huazimit te Mura, Sturm Grazi ia ka vazhduar kontratën mesfushorit me tipare sulmuese deri në vitin 2024.

Një gjë e tillë u bë e ditur të enjten gjatë ditës.

21-vjeçari në sezonin që ka përfunduar ishte i huazuar te skuadra e Kapfenbergerit, në ligën e dytë të Austrisë.

Në 28 ndeshje në të gjitha garat realizoi gjashtë gola dhe katër asistime.