Sport

FFK-ja përkujton Vokrrin në 4-vjetorin e vdekjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka përkujtuar legjendën Fadil Vokrri në katërvjetorin e vdekjes. Legjenda Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit në vitin 2018 gjatë kohës sa mbante postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në mandatin e Vokrrit, Federata e Futbollit e Kosovës u pranua me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.

“Sot, Legjenda na mungon të gjithëve fizikisht, por përherë mbetet në kujtimet tona si një personalitet i cili me karrierën e tij të bujshme i dha vlera të mëdha futbollit të Kosovës, teksa udhëhoqi me sukses procesin e anëtarësimit në UEFA e FIFA. Fanella me numrin 9 e simbolizonte karrierën e tij madhështore. Tani 9 qershori e simbolizon përkujtimin e tij të përjetshëm, teksa në çdo ndeshje të Kombëtares së Kosovës minuta e 9-të simbolizohet me brohoritjet e tifozëve me emrin e tij. Fadil Vokrri mbetet pjesë e motivimit të gjeneratave të reja, derisa për shumë breza që kishin fatin të luanin, të punonin e të ishin afër tij mbetet kujtim krenarie”, shkruan në letrën përkujtimore të FFK-së.