Te Lazio ia kanë caktuar çmimin sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka njoftuar “Diario de Mallorca” të martën. Bëhet e ditur se Lazio për kartonin e Muriqit po kërkon hiq më pak se 11 milionë euro dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me Mallorcan për transferimin e tij.
Ekipi italian nuk llogarit në Muriqin, të cilin tashmë e ka nxjerrë në shitje. Në fillim të këtij viti, Muriqi ishte i huazuar te Mallorca, ekip që e kishte opsionin e blerjes së tij për 13 milionë euro.
Megjithatë, Mallorca ishte e gatshme të paguante dhjetë milionë euro për transferimin e përhershëm të Muriqit, por ekipi italian tashmë ka fiksuar çmimin e tij. 28-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.