Sport

Vedat Muriqi shpjegon debatin me tifozët

Sulmuesi Vedat Muriqi beson se Kosova nuk e ka merituar humbjen në ndeshjen ndaj Greqisë.

Shtatlarti ka shpjeguar edhe debatin me një tifoz pas përfundimit të ndeshjes në “Fadil Vokrri”. Ka kërkuar falje.

“Besoj se nuk e kemi merituar humbjen edhe pse nuk kemi krijuar shumë raste siç tifozët tanë janë mësuar. Por Greqia është një kundërshtare e fort dhe kemi qenë në dijeni që kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë. Me një gjysmë raste pësuam gol. Kemi çaluar të krijojmë aksione, por nuk kemi kohë për të qenë të dëshpëruar pasi kemi ndeshjen tjetër. Besoj se pasi kemi humbur këtë ndeshje është dy herë më e rëndësishme ajo që vjen. Shpresoj të korrim fitoren me Irlandën Veriore”, ka theksuar Muriqi pas ndeshjes. Ai kishte debat me një tifoz pas përfundimit të takimit.

“Gjithmonë kam larguar vetën nga polemikat e tilla, por kishte një rast ku një tifoz më tha të jap gol. Unë si Vedat Muriqi dëshiroj të jap gol më shumë se të gjithë, por nganjëherë nuk ecë, nuk je në ditën e duhur, nuk je në momentin dhe vendin e duhur. Ishte emocion i ndeshjes dhe kur e dëgjova atë tifoz reagova. Por në profesionalizëm nuk është dashur të reagoj dhe për këtë kërkoj falje. Nuk e kam fyer apo ndonjë gjë, por vetëm e sqarova dhe i thash të tregoj respekt pasi që të gjithë e japim më të mirën”, tregoi Muriqi.