Është publikuar formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë, që fillon në ora 20:45. Ka pak ndryshime në formacion për dallim nga ndeshja me Qipron.
Kështu si mesfushor i avancuar do të paraqitet Arbër Zeneli. Ai do të luaj prapa Vedat Muriqit. Në stol ka mbetur Valon Berisha. Në krahun e djathtë të sulmit është Edon Zhegrova, ndërsa në të majtin Milot Rashica. Në stol ka mbetur edhe Blendi Idrizi. Në vend të tij është aktivizuar Florian Loshaj.
Përkrah Loshajt do të luajë Betim Fazliji. Vija e mbrojtjes përbëhet nga Lirim Kastrati, Amir Rrahmain, Mirlind Kryeziu e Fidan Aliti. Në portë do të jetë Aro Muriq.