Sport

Leedsi interesohet për De Paulin

Skuadra e Leeds Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin Rodrigo de Paul shkruan të premten sajti “TEAMtalk’.

Leedsi edhe më herët pati shprehur interesim për argjentinasin, por De Paul vitin e shkuar u transferua te Atletico Madridi nga Udinese.

Te Atletico, De Paul nuk ka bindur me paraqitjet e tij në sezonin e parë dhe ekipi spanjoll është i gatshëm ta lirojë për një ofertë të mirë.

Leedsi pritet së shpejti ta kontaktojë Atleticon, pasi është i gatshëm të ofrojë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro. Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.