Sport

Udinese ia cakton çmimin Molinas

Pas interesimit të madh të top-ekipeve evropiane për argjentinasin Nahuel Molina, krerët e Udineses ia kanë caktuar çmimin mbrojtësit të krahut të majtë, raporton “Tuttosport” të premten.

Për ta lënë të lirë Molinan gjatë kësaj vere, Udinese po kërkon të paktën 30 milionë euro. Molina pati paraqitje të mira sezonin e fundit dhe ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha, përfshirë këtu edhe Juventusin që tashmë ka nisur negociatat me Udinesen.

Me fanellën e Udineses, Molina sezonin e fundit në 37 paraqitje në të gjitha garat pati tetë gola e pesë asistime. 24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Udinesen, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh.