Sport

Wolvesi refuzon ofertat për Nevesin

Te Wolverhamptoni janë të vendosur ta mbajnë në ekip edhe për sezonin e ardhshëm mesfushorin Ruben Neves.

Sipas BBC-së, të martën drejtuesit e Wolvesit tashmë kanë refuzuar të gjitha ofertat për 25-vjeçarin. Neves po shihet si lojtar i rëndësishëm dhe klubi pritet t’u rezistojë ofertave të skuadrave të mëdha.

Interesim të madh kohët e fundit për Nevesin kanë treguar Manchester Unitedi dhe Arsenali, ekipe këto të gatshme të ofrojnë deri në 50 milionë euro. Neves ka kontratë me Wolverhamptonin deri në vitin 2024, kurse është pjesë e klubit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Porto.