Sport

Kosova synon medalje në Lojërat Mesdhetare

Descriptive Text

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), pret të kthehet me ndonjë medalje të fituar nga Lojërat Mesdhetare që mbahen në Algjeri. Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” mbahen nga 25 qershori deri më 6 korrik. Kosova do të përfaqësohet me 40 sportistë të sporteve të ndryshme.

“KOK do të përfaqësohet me rreth 40 sportistë, nga të cilët synon të kthehet me sa më shumë medalje. Për të arritur këtë sukses, KOK ka rritur mbështetjen për përgatitjen e sportistëve, të cilët do t’i dërgojë në përgatitje jashtë vendit. Në krahasim me Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’, mbështetja është rritur në 75 për qind”, thuhet në njoftimin e KOK-ut të hënën.

KOK-u, pret përkushtim maksimal nga drejtuesit e Federatave për ta shfrytëzuar muajin e ardhshëm për përgatitje sa më të mira të sportistëve pjesëmarrës në Algjeri.