Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ende ka ulëse të lira në stadiumin e finales

Ende ka ulëse të lira në stadiumin ku po luhet finalja e Ligës së Kampionëve, ka njoftuar BBC.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë për 37 minuta për shkak të telasheve të krijuara jashtë stadiumit “Stade de France”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

UEFA zyrtarisht ka njoftuar se ndeshja është shtyrë për shkak të vonesës së hyrjes së tifozëve të Liverpoolit në stadium.

Ka pasur raportime për hyrjen e rreth 100 shikuesve pa bileta në stadium.

Ndërkohë jashtë stadiumit policia ka përdorur sprej për të kontrolluar tifozët.