Sport

Fabregas: Barça duhet ta mbajë Gavin

Ish-mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se gjigantja e La Ligës spanjolle duhet ta mbajë në skuadër mesfushorin 17-vjeçar, Gavi.

“Ai duhet të qëndrojë. Ka luajtur shumë ndeshje në momentet më të vështira të klubit dhe si 17-vjeçar, ai ka treguar personalitet. Është shumë i mirë, por natyrisht, është vetëm 17-vjeçar dhe mund të përmirësohet shumë”, ka thënë Fabregas në një intervistë për “Catalunya Radio”, shkruan “football-espana” të shtunën.

Fabregas e la akademinë “La Masia” në moshën 16-vjeçare dhe iu bashkua Arsenalit, ku edhe bëri emër në moshë të re.

“Situata ime ishte ndryshe. Isha kadet dhe madje nuk isha as pjesë e skuadrës U19. Arsenali më premtoi se do të stërvitesha me skuadrën e parë, ndërsa te Barça nuk e kisha këtë mundësi”, është shprehur Fabregas.

Gavi në edicionin që lamë pas ka luajtur në 47 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime.