Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Ramseyt nuk është më te Juventusi

E ardhmja e Aaron Ramseyt nuk pritet të jetë më te skuadra e Juventusit.

Futbollistit do t’i shkëputet kontrata posa të kthehet nga huazimi, ka shkruar “TuttoSport” të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uellsiani Ramsey përfiton rreth 400 mijë funte në javë. Ai aktualisht është pjesë e Rangersit skocez, skuadër te e cila u huazua në muajin janar.

Ramsey nuk luajti në kohën e rregullt në finale të Ligës së Evropës, ndërsa e humbi penalltinë vendimtare ndaj Eintracht Frankfurtit.

31-vjeçari ka pasur telashe të shumta me lëndime, por e ka edhe një vit kontratë me “zonjën e vjetër”.