Skuadra e Arsenalit po interesohet për mbrojtësin e krahut të majtë, Oleksandr Zinchenkon ka raportuar të premten “The Sun”.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta po e sheh 25-vjeçarin si përforcim të duhur për sezonin e ri, pasi ai mund të luajë edhe si mesfushor.
Zinchenko ka gjasa të largohet nga Manchester City gjatë këtij afati kalimtar pasi nuk ka mbetur i kënaqur me minutazhin që e pati këtë edicion.
Për transferimin e tij, Arsenali është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro. Zinchenko, i cili iu bashkua Cityt në vitin 2017, ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në vitin 2024.