Sport

Sivaspori fiton trofeun e Kupës së Turqisë

Sivasspori është fitues i trofeut të Kupës së Turqisë.

Skuadra e Sivassporit të enjten mbrëma, mposhti Kayserisporin me rezultatin 3:2, në ndeshjen në të cilën u zhvilluan edhe vazhdimet dy herë nga 15-të minuta.

Ishte trofeu i parë i Sivassporit në histori të klubit. Trofeun e parë si trajner e fitoi edhe trajnerin i këtij ekipi, Riza Calimbay.

Ramazan Civelek shënoi për Kayserisporin në minutën e 33-të në stadiumin “Ataturk Olympic”. Rezultati u barazua në minutën e 60-të nga Aaron Appindangoye.

Gola nuk pati më në kohën e rregullt.

Pesë minuta pasi skuadrat u futën në vazhdimet e para, Max Gradel i Sivassporit realizoi me mjeshtri, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 107-të nga Ilhan Parlak.

Moussa Konate, i cili e zëvendësoi Mustapha Yatabaren, realizoi për 3:2 në minutën e 113-të, vetëm dy minuta pasi u fut në lojë.

Kayserispori ishte fitues i Kupës së Turqisë në edicionin 2007-2008.