Sport

Ylli po e shkatërron Trepçën në “Minatorin” e stërmbushur

Në palestrën “Minatori” të stërmbushur me shikues, po luhet ndeshja e dytë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja ka nisur me gjysmë ore vonesë për shkak të vonesës së Golden Eagle Yllit.

Por vonesa nuk po reflekton në paraqitjen e skuadrës nga Suhareka. Ylli pas çerekut të parë është duke fituar bindshëm, 22:6. Suharekasit kanë dominuar plotësisht në 10 minutat e parë dhe tashmë kanë epërsi bindëse.

Ylli e ka fituar ndeshjen e parë finale.