Sport

Hajduku fiton Kupën e Kroacisë

Klubi i famshëm nga Spliti, Hajduku, ka fituar Kupën e Kroacisë në futboll.

Në finalen e luajtur të enjten mbrëma në stadiumin ikonik në Split, Polud, Hajduku fitoi 3:1 ndaj Rijekës.

Për Hajdukun është trofeu i parë që nga viti 2013. Edhe atë vit e kishte fituar Kupën. Titullin e kampionit të Kroacisë e pret që nga viti 2005.

Hajduku tashmë ka shtatë Kupa të Kroacisë.

Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti ka dhënë kontribut të madh në suksesin e Hajdukut. Ai asistoi në golin e parë, ndërsa edhe goli i dytë i Hajdukut ra pas një krosimi të Sahitit.

Futbollisti kosovar luajti deri në minutën e 81-të.

Lindon Selahi luajti deri në minutën e 63-të për Rijekën.