Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, do të largohet në verë nga Interi, ndërsa Sevilla është duke e monitoruar situatën e tij te klubi italian.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten se ai do të largohet në drejtim të Sevillas, që bën gara në La Ligën spanjolle.
Sanchez u rikthye në Serie A për herën e dytë, pasi fillimisht ishte transferuar tek Udinese në vitin 2008.
Më pas iu bashkua Barcelonës në vitin 2011, skuadër me të cilën e fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dy herë, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.
Sanchezi nga Barça u transferua tek Arsenali, lëvizi drejt Manchester Unitedit në vitin 2018, dhe përfundoi tek Interi.
Me Interin i fitoi kampionatin italian, Superkupën dhe Kupën e Italisë.
Ai ka luajtur në 148 ndeshje me Kilin dhe ka shënuar 48 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë. Ka dy trofe rresht të fituar në Kupën e Amerikës.