Trajneri Quique Sanchez Flores e ka rinovuar kontratën e tij me Getafen edhe për dy sezonet e ardhshme, ka njoftuar të mërkurën klubi nga La Liga. Flores bëri një punë fantastike në sezonin e fundit, pasi ia siguroi Getafes qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll edhe për sezonin e ardhshëm.
Getafe e mbylli edicionin 2021/22 në pozitën e 15-të në tabelë.
57-vjeçari është njëri prej trajnerëve më me përvojë në Spanjë, pasi me zejen e trajnerit ka nisur në vitin 20\01 dhe ka drejtuar skuadrat si Valencia, Benfica, Atletico Madrid, Al-Ahli, Al-Ain, Watford, Espanyol e Shanghai Shenhua.