Sport

Batatina: Jemi me meritë në finale, lojtarët në formë të duhur

Descriptive Text

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se i gjithë grupi i skuadrës së tij janë të gatshëm për finales e së enjtes kundër Dritës.

Sipas tij, Llapi ka eliminuar skuadra më të forta për të ardhur në finale, dhe kjo gjë e motivon më shumë.

“Grupi është në formën e duhur, kemi kontingjent cilësor, që kanë bart barrën kryesore. Gjithë skuadra do të jetë e gatshme të japë maksimumin. Jemi të bashkuar. Grupi ka arritur të vjen në finale. Ka ardhur këtu duke u përballur me skuadrat më të forta. Është një motiv më i madh për mua. Me plot meritë jemi në finale”, ka thënë Batatina në konferencë për shtyp të mërkurën.

Drita dhe Llapi luajnë të enjten finalen e Kupës në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00. Secila skuadër e ka të fituar nga një herë në histori trofeun e Kupës, ndërsa klubi llapjan është kampion në fuqi.