Sport

Courtois: Liverpooli, kundërshtar i vështirë

Foto: Reuters

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, nuk pajtohet me vlerësimet se skuadra e Jurgen Kloppit ka mbetur pa energji përpara finales së Ligës së Kampionëve në Paris.

Ai thotë se Liverpooli është kundërshtar i vështirë për finalen e Ligës së Kampionëve, që luhet të shtunën.

“Unë besoj se lojtarët e Liverpoolit janë mirë. Ata padyshim mund të jenë më të lodhur. Ata kanë bërë një përpjekje të madhe deri në ndeshjen e tyre të fundit, ndryshe nga ne. Ne kemi qenë në gjendje të pushojmë pak javët e fundit dhe të punojmë për të arritur të shtunën në formë perfekte”, ka thënë Courtois të martën.

“Por në fund të ditës një finale është një finale, dhe ata ndoshta janë po aq të motivuar sa ne për ta fituar atë”, deklaroi tutje Courtois.