Sport

Kontrata e re e motivon Ramajn të dëshmohet te Frankfurti

 

Një vit pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Eintracht Frankfurtin, portieri Diant Ramaj të martën nënshkroi një tjetër kontratë me kampionin e Ligës Evropiane.

Ramaj e ka vazhduar deri në vitin 2027 kontratën me Frankfurtin, klubin e madh gjerman. Portieri i dytë i klubit të Bundesligës u transferua verën e kaluar nga Heidenheimi. Ai fillimisht pati nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, por klubi gjerman tani ia ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027. Portieri 20-vjeçar debutoi në Bundesligë në vitin e tij të parë te Frankfurti.