Sport

Max Verstappen fiton në Spanjë dhe merr kryesimin në renditje

Foto: AP
 

Max Verstappen luftoi shumë dhe e fitoi “Grand-Prixin” e Spanjës, pasi rivali për titull, Charles Leclerc, u tërhoq nga gara, ani pse ishte duke e dominuar garën.

Ishte fitorja e katërt e Verstappenit në gjashtë garat e para të këtij viti, por u ndihmua edhe nga urdhërat që Sergio Perez i mori nga ekipi i “Red Bullit”. Perezi doli i dyti në garë.