Sport

Arsenali fiton thellë por mungon sërish në “Champions”

Arsenali do të mungojë në Ligën e Kampionëve sërish.

Pavarësisht fitores 5:1 të dielën në xhiron e fundit të Premier Leagues ndaj Evertonit, Arsenali do të mungojë për sezonin e gjashtë rresht.

“Revolveristëve” u duhej humbja e Tottenhamit për t’ia zënë vendin e katërt, gjë që nuk ndodhi.

Gabirel Martinelli shënoi nga penalltia në minutën e 27-të, ndërsa katër minuta më vonë, asistoi për golin që e shënoi Eddie Nketiah.

Donny van de Beek e ngushtoi rezultatin në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Në minutën e 56-të shënoi Cedric për vendësit, ndërsa tre minuta më vonë, Gabriel u përkujdes për 4:1.

Rezultatin final e vendosi Martin Odegaard, tetë minuta para fundit.

Granit Xhaka luajti tek Arsenali deri në minutën e 63-të.