Sport

Barcelona me ofertë zyrtare për Lewandowskin

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Barcelona raportohet se ka bërë ofertën e parë prej 32 milionë eurosh për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Siç raporton të dielën “Marca”, kjo shifër mund të mos jetë e mjaftueshme për Bayernin për ta liruar sulmuesin polak.

Kampioni gjerman po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Lewandowskin.

Kontrata e Lewandowskit me Bayernin skadon në vitin 2023 dhe vlera e tij aktuale në treg vlerësohet 50 milionë euro.