Sport

Anadolu Efes fiton për herë të dytë rresht Euroleaguen

Anadolu Efes ka fituar për herë të dytë rresht Euroleaguen pasi ka mposhtur në finale Real Madridin me rezultatin 58:57.

Për skuadrën turke ky është trofeu i tretë në histori të klubit.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe u vendos në çerekun e fundit.

Në periudhën e fundit vendimtar në fitoren e Anadolu Efes, Vasilije Miciq dhe Tibor Pleiss.

Miciq ndeshjen e mbylli me 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime. U ndihmua edhe nga Pleiss që shtoi 19 pikë dhe shtatë kërcime.

Te Real Madridi u veçua Walter Tavares me 14 pikë dhe 11 kërcime.