Sport

Yilmaz largohet nga Lille

Burak Yilmaz do të largohet nga skuadra e Lillet në fund të këtij edicioni.

Lajmi është bërë zyrtar të premten nga lojtari dhe klubi francez.

36-vjeçari pati paraqitje mbresëlënëse dhe shkëlqeu kampionatin e shkuar kur Lille e fitoi titullin e kampionit.

Këtë edicion, Yilmaz ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 39 ndeshje të luajtura në total.