Sport

Osaka është e gatshme për kthim në “Roland Garros”

Tenistja japoneze, Naomi Osaka, ka thënë se rikthimi i saj në “French Open” është “pozitiv për shumë gjëra”.

Katër herë fituesja e turneve “Grand Slam”, 24-vjeçarja Osaka, u tërhoq pikërisht nga kjo garë 12 muaj më parë pasi kishte thënë se po vuan nga depresioni.

Ish-numri një i botës së tenisit pushoi për një periudhë kohore në fund të vitit të kaluar, për ta ruajtur shëndetin e saj mendor.

Osaka tani është e renditur në vendin e 38-të në ranglistën botërore. Ajo ka luajtur në pesë turne në vitin 2022, ndërsa shkoi në finale të “Miami Open’.

“Roland Garros” fillon të dielën.