1 perditesime
Sport

Trepça eliminon Pejën në plejof, kalon në finale

Trepça eliminon Pejën në plejof, kalon në finale
Foto: Ilustrim
22:30

Trepça eliminon Pejën në plejof, kalon në finale

Skuadra e Trepçës është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça të enjten mbrëma e mposhti Pejën me shifrat 81:76 në ndeshjen e katërt të kësaj serie për ta konfirmuar kalimin në finale. Mitrovicasit e mposhtën Pejën me rezultatin e përgjithshëm 3:1 kurse në serinë finale do të përballen me Golden Eagle Yllin, që është kampion në fuqi.

Skuadra e Trepçës ishte dukshëm më e mirë se Peja, sidomos në dy çerekët e parë.

Madje, për një moment Trepça shkoi në epërsi deri në 19 pikë në fillim të çerekut të dytë dhe deri në fund të ndeshjes arriti ta ruajë epërsinë e krijuar përkundër tentimeve të basketbollistëve të Pejës. Më efikasi te Trepça ishte Drilon Hajrizi që regjistroi “double-double” prej 22 pikëve e 12 kërcimeve.

17 pikë i shtoi Andrew Gordon kurse Rodney Purvis i shtoi 12 pikë e gjashtë asistime. Te skuadra e Pejës, katëre basketbollistë arritën ta përfundojnë ndeshjen me pikë dyshifrore por që nuk mjaftuan për ta evituar eliminimin. Arijan Qallaku me 19 pikë ishte më i miri, i përcjellë nga Darius Ëashington (18), Calvin Godfray (16) e Courtney Fells (12).

Pas ndeshjes, tifozët e Pejës që nuk ishin në numër të madh pasi vetëm 25 për qind e palestrës u lejua të mbushet, hudhën gjësende në drejtim të ekipit nga Mitrovica.

21:22

Trepça bindëse ndaj Pejës pas pjesës së parë

Skuadra e Trepçës po avancon me 13 pikë epërsi pas pjesës së parë kundër Pejës, në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy çerekëve lojë, rezultati është 45:32. Starti i ekipit mitrovicas ishte i furishëm në dy çerekët e parë.

Basketbollistët e Trepçës arritën ta mbyllin periudhën e parë me një epërsi prej nëntë pikëve (23:12) kurse në të dytën ishin më komod pas epërsisë krijuar. Në këtë çerek, i cili përfundoi me shifrat 22:20 në të mirë të Trepçës, skuadra e Pejës nuk shënoi pikë për katër minuta.

Trepça është në epërsi të përgjithshme ndaj Pejës pas tri ndeshjeve të luajtura me rezultatin 2:1 dhe i duhet vetëm edhe kjo fitore për të kaluar në serinë finale të plejofit ku do të përballet me Golden Eagle Yllin.