Sport

Kante, i pasigurt për të ardhmen e tij

Mesfushori N’Golo Kante ka thënë se ende nuk ka menduar për të ardhmen e tij, por francezi nuk është i sigurt se do të jetë pjesë e Chelseat edhe sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “Sky Sports” të enjten, Kante ka thënë se është i fokusuar ta mbyllë sezon përpara se të marrë një vendim për të ardhmen.

Kohët e fundit, interesim të madh për Kanten, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin e ardhshëm, interesim kanë shprehur Chelsea dhe Real Madridi.

Kartoni i 31-vjeçarit vlerësohet rreth 50 milionë euro. Francezi deri më tani ka dy gola e pesë asistime në 40 ndeshje për Chelsean.