Sport

Capello: Napoli mund ta mposhtë Realin

 

Trajneri i mirënjohur italian Fabio Capello beson se Napoli mund ta përmbysë rezultatin e takimit të parë ndaj Realit në Ligën e Kampionëve.

Napoli kishte humbur në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3 me 1, dhe ndeshja kthyese tani do të zhvillohet në “San Paolo” të martën, transmeton Koha.net.