Edicioni 2022/2023 i Superligës së Kosovës në futboll është caktuar të nisë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit e Kosovës. Deri në fund të sezonit aktual ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Në fundjavë, përkatësisht të dielën do të mbyllet edicioni aktual, 2021.2022.
Pas përfundimit të rregullt të sezonit aktual, do të luhet edhe barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës është caktuar të luhet më 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.