Sport

Demaku asiston në fitoren e Austria Vjenës

Descriptive Text

Vesel Demaku ka kontribuar me një asistim në fitoren e Austria Vjenës në udhëtim ndaj Austria Klagenfurtit me rezultatin 2:1.

Ai asistoi në golin e fitores të shënuar në minutën e 85-të, një minutë pasi u inkuadrua në fushë në ndeshjen e parafundit të Bundesligës së Austrisë, të zhvilluar të dielën. Futbollisti kosovar nga sezoni i ardhshëm do të paraqitet me fanellën e Sturm Grazit.

Austria Vjenës zë vendin e tretë me 26 pikë, kurse Klagenfurti në pozitën e gjashtë me 20 pikë.