Sport

Nuhiu një gol e dy asistime në fitoren e Altachut

Atdhe Nuhiu - Altach

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka realizuar një gol dhe i ka asistuar dy tjerë në fitoren 3:0 që Altachu e ka shënuar në udhëtim ndaj Admira Wacker Modling, në kuadër të Bundesligës së Austrisë.

Nuhiu realizoi golin e parë të Altachut në minutën e 70-të, ndërsa asistoi edhe dy gola tjerë.

Ai luajti tërë ndeshjen.

Nuhiu 32-vjeçar ka shënuar pesë gola dhe asistuar tre tjerë në Bundesligën e Austrisë këtë stinor. Ka realizuar një gol edhe në Kupën e Austrisë.

Me fitoren e shënuar Altachu ka gjasa ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë. I duhet fitore në xhiron e fundit ndaj Tirolit për ta siguruar qëndrimin në elitë.