Sport

Lewandowski: Takimi ndaj Wolsburgut, e fundit me fanellën e Bayernit

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

Robert Lewandowski ka konfirmuar publikisht se ai dëshiron të largohet nga Bayern Munich këtë verë.

Pas ndeshjes ndaj Wolsburgut, Lewandowski ka zbuluar se ky takim mund të jetë i fundit për të me Bayern Munichun.

“Është shumë e mundur që kjo të ishte ndeshja ime e fundit për Bayern Munichun”, deklaroi Lewandowski.

Sulmuesi polak nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2023 me “bavarezët”.

Për shërbimet e Lewandowskit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Barcelona.