Sport

Vrioni një gol e dy asistime në fitoren e Tirolit

 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, ka realizuar një gol dhe i ka asistuar dy tjerë në fitoren 4:2 të Tirolit ndaj Hartbergut. Ndeshja e luajtur të shtunën i takoi xhiros së 31-të të Bundesligës së Austrisë.

Vrioni realizoi golin e tretë për Tirolin në minutën e 70-të, ndërsa asistoi golin e dytë dhe të katërt. Ai luajti tërë ndeshjen.