Sport

Italia mund ta zëvendësojë Ekuadorin në Botërorin e Katarit

 

FIFA të premten ka konfirmuar se ka nisur hetimet rreth falsifikimit të dokumenteve të një lojtari, gjë që mund t’i kushtojë Përfaqësueses së Ekuadorit me përjashtim nga Kampionati Botëror “Katari 2022”, që nis në muajin nëntor.

Federata e Futbollit e Kilit ka dërguar ankesë në Komisionin Disiplinor të FIFA-s, duke aluduar se Byron David Castillo Segura ka luajtur për Ekuadorin me dokumente të falsifikuara.