Sport

Juventusi nuk heq dorë nga Zaniolo

E ardhmja e Nicolo Zaniolos te Roma vazhdon të mbetet e paqartë.

Mesfushori italian mund të shitet gjatë kësaj vere nga kryeqytetasit, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se te Juventusi mesfushorin po e shohin si zëvendësues ideal të Paulo Dybalas, që do të largohet gjatë verës si futbollist i lirë.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të dërgoj një ofertë mbi 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Italiani këtë edicion ka luajtur në 28 ndeshje në Serie A, pasi ka pasur probleme të shumta me lëndimet.