Manchester City është i gatshëm të plotësoj kërkesat e Pep Guardiolas gjatë afatit kalimtar të verës, për të bindur teknikun spanjoll të vazhdoj kontratën me klubin.
Sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit i kanë premtuar trajnerit shumë të vlerësuar se do të sjellin gjatë verës Erling Haalandin, në rast se pranon të vazhdoj kontratën me “Qytetarët”.
Kontrata e Guardiolas me Cityn skadon në vitin 2023 dhe klubi anglez i ka ofruar kontratë të re dyvjeçare.
Krerët e klubit anglez janë të gatshëm të nisin negociatat me Borussia Dromtundin dhe të paguajnë shumën e kërkuar për ta transferuar yllin norvegjez, Haaland.