Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson se skuadra e tij e ka merituar fitoren në ndeshjen ndaj Ballkanit, që përfundoi baras, 1:1. Trajneri llapjan ka pasur kritika për gjyqtarin kryesor Besfort Kasumi. Sipas Batatinës në disa raste diskutabile arbitri brefuzoj të konsultohet me sistemin VAR.
“Mendoj që kemi bërë gabime në pjesën e parë. Shkaku i gabimit pësuam gol shumë herët. Duhet të jemi nivel më të avancuar, por fal qendërmbrojtësit tonë skuadra e Ballkanit arriti të shënoi. Në pjesën e dytë e dominuam kundërshtarin në çdo aspekt dhe nuk e lejuam të krijojmë raste. Nuk ishim të vëmendshëm në këtë ndeshje pasi nuk i shfrytëzuam rastet e shumta të cilat i kemi krijuar”, ka theksuar Batatina pas ndeshjes.
Ballkanit i duhet edhe një pikë për ta siguruar titullin e kampionit.
“Treguam karakter, luftë. Treguam se jemi një skuadër e fortë. Pjesa e dytë ishte e dominuar nga ne, morëm një gol aksidental por e merituam fitoren. Ballkanit ia uroj titullin e kampionit dhe duhet të mësohemi që ai që është më i mirë t’i urohet titulli. Arbitri nuk ka ardhur te VAR-i në disa raste ku lojtarët kundërshtar kanë luajtur me dorë dhe mendoj që është e padrejtë të mos konsultohet me VAR pasi për këtë është investuar. Edhe te goli i Ballkanit nuk u shikua VAR-i se a ishte ofsajd apo jo. Por sido që të jetë gjyqtari e din më mirë për këtë. Gjyqtari kryesor ka qenë 70% për Ballkanin dhe 30% me Llapin në këtë takim. I treguam Ballkanit që edhe pse është kampion nuk arrin ta mposht Llapin”, deklaroi Batatina.