Sport

Udinese fiton thellë ndeshjen e mbetur në Itali

serie a, sport, futboll, udinese, fiorentina

Udinese e ka fituar thellë 4:0 ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të të Series A.

Udinese mposhti Fiorentinan të mërkurën për t’u forcuar në mes të tabelës.

Golin e parë e shënoi Pablo Mari në minutën e 12-të. Gerard Deulofeu shënoi golin e dytë në minutën e 36-të, ndërsa dy golat tjerë Udine i shënoi në pjesën e dytë.

Walace shënoi në minutën e 91-të për 3:0, derisa golin e katërt e shënoi Destiny Udogie në minutën e 95-të.